Aranxhata dhe Glina Vitamina në Tirana Food Fest 2025

Aranxhata dhe Glina Vitamina në Tirana Food Fest 2025

12 Oct 2025

Pije, lojëra dhe shumë freski nga Aranxhata dhe Glina Vitamina në panairin më të shijshëm të vitit

Aranxhata dhe Glina Vitamina morën pjesë në panairin Tirana Food Fest 2025, duke sjellë energjinë e freskët dhe shijen e tyre në një atmosferë plot gjallëri. Vizitorët patën mundësinë të shijojnë pijet e preferuara, dhe të ndajnë momente të këndshme në stendën tonë, e cila u kthye në një pikë tërheqëse duke ofruar lojëra dhe dhurata për pjesëmarrësit, për një eksperiencë edhe më argëtuese. Pjesëmarrja në këtë event konfirmoi edhe një herë përkushtimin tonë për të qenë pranë konsumatorëve dhe për të promovuar vlerat e produkteve vendase.