Aranxhata mbështet talentin dhe artin në “United Dance Tirana 2025”

Aranxhata mbështet talentin dhe artin në “United Dance Tirana 2025”

26 Jul 2025

Një javë e mbushur me emocione, kërcim dhe kulturë

“United Dance Tirana 2025” solli në skenë 100 talente nga Shqipëria dhe Italia në një shkëmbim artistik ku ndërthuren eleganca e baletit klasik dhe energjia e kërcimit kontemporan. Aranxhata ishte aty për të mbështetur pasionin, talentin dhe freskinë që ky event solli në zemër të Tiranës. Nën drejtimin artistik të Ilir Shaqirit, kjo iniciativë kthehet çdo vit në një pikëtakim të rëndësishëm për artin e vallëzimit.